-KAÇKA E TIM ETI

24.08.2020 20:31:33

Nga: Luan Kalana

Një ditë në perëndimin portokalli të verës, kur isha i ri, provova të shkruaja poezi, mes degëve të arrës që rrinte për karshi, nëpër rrezet e diellit si flaka e farkëtarit, një zë foshnje me ngacmonte në dritare. E lashë ditarin e nxënësve të mi, muza me mua kish rënë në dashuri, i frymëzuar shkrova mbi një fletë, figurat me radhë, si gurët e shahut siç vihen njerëzit pas nuses në valle. Me një dorë shtrëngoja metaforën, fabulën ma fali muza si abetare, me tjetrën trokisja ritmin me dorë, nuk e di shkruaja a këndoja këngë. Lëvroja fjalët si avlëmend me nxitim, përzieja si piktori ngjyrat me fjalë, te mulliri i vjetër priste poezia tjetër, traktoristja e parë, vasha vishocare. I hidhja, i prisja figurat si xhongler, i ngjitja, i zbrisja si fëmija shkallët, i numëroja kur i ngjitja, kur zbrisja, rrëshqisja si fëmijët mbi sane. 94 Luan Kalana Ç’mendohesh, ç’je skuqur, s’më sheh, si disk fluturues që vjen nga lart? Jam pema, arra e babait, ore, dëgjon, jam kaçka e tit eti! Degët e mia kanë hipur mbi çati, sëpatat katile duan të më presin!, E do apo s’e do babanë ti? S’të dhimbset, do mbetet pa krahë! Ishte miti pagan që lëvronte I frikshëm, e pak supersticioz, Kur thahej kaçka, po mbaronte, ky ishte fundi, vdekja e të Zotit. Tërë jetën babai im, kur ishim çiliminj, e përkëdhelte, kujdesej për të, e ujiste e krasiste, gjethet ia fshinte, sikur e kishte fëmijë, fshehurazi i fliste. U rrit u bë e madhe, zu tërë oborrë, na pëlqente të rrinim nën hijen e saj, të hanim lakror, përshesh me dhallë, vraponim si kuajt në lëmë me litarë. Kur e mësuam historinë, ishte vonë, babai kish fluturuar lart në qiell, kaçka ishte stolisur, kish zgjatur degët, me rrënjë në tokë, me ombrellë nën retë. Atelie e shpirtit 95 Na thoshte komshiu përherë: “Yt atë s’ka vdekur, arra s’është tharë, ajo ka marrë retë, sa rron kaçka juaj, Yt atë, shpirti i tij është gjallë! Është historia e përmallur e tim eti, dashuria e poezisë sime të re. Babai s’rron më, tretur në varre, Kaçka e tim eti, vjersha e tij mbeti. Dhjetor 2003, SHBA