Kadastra e Maqedonisë përfitoi 68 mijë euro donacion holandez

12.09.2016 12:38:35

Agjencioni për kadastër dhe patundshmëri (AKP) ka përfituarr donacion nga Mbretëria holandeze për zbatimin e projektit ”Përdorimi i optimizuar i të dhënave të besueshme hapësinore për Agjencinë për kadastër dhe patundshmëri”.

Projekti do të ndihmojë AKP-në në përmirësimin e cilësisë së përpunimit të hartave topografike dhe do ta përmirësojë Strategjinë kombëtare për një infrastrukturë të të dhënave hapësinore.

Për këtë qëllim, Mbretëria holandeze jep 68 mijë euro që do të shfrytëzohen në projektin në fjalë, që do të fillojë zbatimin nga shtatori i këtij viti e deri në shkurt të vitit 2017.

Në lidhje me këtë donacion, zv. ambasadori në Shkup i Mbretëris holandeze, Andre van Mens tha se janë të nevojshme harta të besueshme, kurse Paola Kjaerson, menaxhere rajonale e kadastrës së Holandës, deklaroi se përmbytjet e gushtit të këtij viti në Shkup kanë nxjerrë në pah nevojën për të dhëna të besueshme hapësinore.