Kadri Veseli djeg Ramushin për të rifaktorizuar veten; Berati i Bashorit ia bën argatin; injorantë brenda e rreth LDK-së e lavdërojnë

09.01.2018 12:32:26

Nga Rexhep Kastrati

Kadri Veseli me anë të një shkrimi ka maksimizuar çështjen e Gjykatës speciale për llogari të tij dhe të PDK-së, me qëllim paraqitjen si faktorë kryesorë vendimmarrës dhe garantues të marrëdhënieve me aleatët strategjikë.

Një nismë e dalë nga shoqatat që thirren në emër të UÇK-së për shfuqizimin e Gjykatës speciale, e cila nismë fillimisht është shfaqur gjatë legjislaturës së kaluar, pas procedimit në Qeveri dhe në komisione kuvendore, gati sa nuk u realizua më 22 dhjetor të vitit të kaluar.

Kundër një nisme të këtillë ishin deklaruar qartë dhe prerë aleatët strategjikë në krye me SHBA-të, e të cilët paralajmëronin për marrëdhënie të vështirësuara nëse do të kishte sukses një nismë e tillë.

LDK ishte e vetmja forcë e rëndësishme në Kosovë, e cila ishte deklaruar kundër një nisme të tillë, madje kishte shpallë një lloj fronti për ruajtjen e miqësisë me SHBA-të. Me kalimin e kohës, zëri i saj u zbeh, edhe pas disa infromatave të pakonfirmuara se Nasim Haradinaj kishte takuar disa kuvendarë të LDK-së për t’i bindur që të votojnë pro shfuqizimit të Gjykatës speciale.

Ndërkohë, Kadri Veseli, për dallim nga Hashim Thaçi ishte më i butë dhe më pak frymëzues lidhur me këtë nismë: me gjasë kishte një bashkërendim që Hashimi të nxiste emocione kundër Gjykatës speciale në mënyrë që këto emocione të fuqizoheshin politikisht dhe të bëheshin rrezik serioz, kurse Kadri Veseli të paraqitej si çtensionues të gjendjes.

Qëllimi ishte i qartë: rifaktprizimi i tyre dhe i PDK-së përballë aleatëve tanë strategjikë në krye me SHBA-të si faktorë kryesorë vendmmarrës dhe garantues të miqësisë me ta.

Shkrimi i Kadri Veselit erdhi pikërisht në kohën kur Ramush Haradinaj ishte deklaruar qartë kundër Gjykatës speciale, kundër Demarkacionit dhe kundër Asociacionit, kur i ishte refuzuar viza nga SHBA-të, dhe kur LDK kishte rënë në një lloj letargjie dhe heshtje.

Në këtë mënyrë, Kadri Veseli dogji Ramushin para aleatëve, dhe ia rimori LDK-së përsëri atunë e garantuesese së miqësisë me SHBA-të. Madje Kadri Veseli shkoi edhe më larg sa akuzoi LDK-në se çështjen e Gjykatës speciale e kishte kthyer në një mundësi për të ardhur në pushtet, akuzë që e përgënjështroi po dje nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Pra, shkrimi i Kadri Veselit ishte një shkrim i planifikuar dhe i përshtatur në kontekstin kohor pikërisht për faktorizimin  e tij dhe të PDK-së, e që kuptohet edhe nga një i ashtuquajtur peticion i bërë nga jarani i Kadri Veselit dhe Sami Lushtakut, Berati i Bashorit. Ky farë peticioni u bë dhe u publikua po të njëjtën ditë, dhe nëpërmjet tij kërkohej mosshfuqizimi i Gjykatës speciale, miratimi i DSemarakacionit etj. Dhe ajo që bie në sy është nënshkrimi i tij edhe nga kuvendarë të partive të ndryshme.

Dhe sikur për të thelluar me tej gjithë këtë bëhen bashkë në studio televizive Batoni i Fazliut dhe Berati i Bashorit në një tendencë rikonfirmimi të protagonizmit të tyre përkrah Kadri Veselit dhe PDK-së.

Përballë një situate të këtillë, disa injorantë brenda e rreth LDK-së jo që nuk patën reagim kundërvënës dhe demaskues të lojërave të këtilla, por përkundrazi i bënë jehonë, i duartrokitën dhe lavdëruan më shumë se të gjithë këto lojëra.

Në fakt u harruan gjithë fushatat, gjithë emiocioniet dhe gjithë propagandat medieike kundër LDK-së, pikërisht pçër ta defaktorizuar atë dhe për ta paraqitur të dobët dhe të paaftë për të qeverisur vendin. U harruan edhe thirrjet deri në kupë të qiellit që Batoni i Fazliut dhe Berati i Bashorit bënin për rrëzimin sa më shpejt të Qeverisë së drejtuar nga LDK.

Në këtë mënyrë, fatkeqësisht, po funksionon strategjia politiko-medietike e PDK-së për komprometimin dhe djegien e të tjerëve, dhe faktorizimin e saj, duke paralajmëruar kështu edhe mundësinë e rrëzimit të Qeverisë së Ramushit.

Gjithsesi është e qartë se PDK-së po i lihet hapësirë e madhe për të bërë çka të dojë në skenën politike të Kosovës, e edhe në raport me aleatët strategjikë në krye me SHBA-të.