Kadri Veseli: Drenica dhe Skënderaji janë zemra e Kosovës

15.05.2017 18:53:22
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot ka vazhduar takimet me qytetarë ku ishte në Skënderaj dhe Drenas.

Në facebook ai ka shkruar se këto dy vende e kanë strehuar gjatë luftës, dhe e kanë frymëzuar për liri, transmeton lajmi.net

“Mitrovica është vendlindja ime, por Skënderaji dhe Drenasi janë vendet që më kanë strehuar gjatë luftës dhe frymëzuar tani në liri. Kjo zonë është zemra e Kosovës” ka shkruar Veseli në facebook.

Sipas tij fillimi i ri do të jetë shtysë për vende të reja të punës dhe investime.

“I thash anëtarësisë së PDK-së në Skënderaj dhe Drenas se në këtë rajon ndihem se qëndroj mbi supe të heronjve të rënë dhe atyre të gjallë të republikës sonë. Fillimi i Ri do të sigurojë edhe një shtysë për vende të reja të punës dhe për investime të reja në Skënderaj dhe Drenas. #FillimiRi”, thuhet në postimin e Veselit në facebook.