Real Madrid synon superyllin e Tottenham

15.05.2017 18:40:25

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur në listën e shkurtër për merkaton e verës emrin e yllit të Tottenham, Dele Alli.

21-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyeshme për Spurs këtë sezon pasi ata kanë ngritur një sfidë për titullin me Chelsea. Spurs do të përfundojë i dyti në Premier League – përpara Arsenal-it për herë të parë në 25 vjet – dhe mposhti Manchester United të dielën. Por vendosmëria e tyre do të testohet nga Reali, i cili dëshiron Alli, sipas “Diario Gol” në Spanjë.

Florentino Perez po shqyrton tashmë opsionet për merkaton e verës, pavarësisht se është në kontrollin e garës së titullit në Spanjë me dy ndeshje për të luajtur dhe ka siguruar finalen e Champions League. Perez është i prirur për të afruar një portier të ri – me David De Gea-n që kërkon të bashkohet me “Los Blancos”- një mbrojtës, një super sulmues dhe një sulmues tjetër të dytë. Alli është në garën për rolin e dytë me Kylian Mbappe dhe Paulo Dybala opsionet për njeriun e ri kryesor. Perez kërkon një lojtar që të operojë në mes të linjave dhe të lidhë mesfushën me sulmin – ashtu si Alli bën te Spurs.
Megjithatë Tottenham nuk është i priru ta shesë mesfushorin e talentuar dhe ka të ngjarë të jap kuotën e një shifre të ngjashme me atë të Gareth Bale që u shit për 86 milionë sterlina në vitin 2013. Alli firmosi në shtatorin e kaluar një kontratë 6-vjeçare kështu që Spurs nuk janë nën asnjë presion për ta shitur, nëse ai kërkon të largohet. Ylli i Anglisë fiton rreth 50,000 mijë sterlina në një javë dhe gjatë verës mund të kërkoj një rritje të pagës për t’u barazuar me lojtarin më të paguar të klubit.