Kadri Veseli hap edhe web-faqe për të rritur komunikimin me qytetarë

10.03.2017 17:29:04

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se e ka hapur një web-faqe në emrin e tij.

Web-faqja www.kadriveseli.com. sipas Kyreparlamentarit, do të jetë e nevojshme për t’i kuptuar shqetësimet e qytearëve dhe për të shtrirë komunikimin, transmeton lajmi.net

Lexo postimin e plotë të Kadri Veselit:

Të dashur miq,

Nga turi dëgjimor që kam filluar anekënd vendit, po i kuptoj nga afër shqetësimet tuaja dhe po i mësoj drejtpërdrejt idetë tuaja se si të punojmë më mirë. Për ta shtrirë edhe më tej komunikimin tonë, kam hapur web-faqen time www.kadriveseli.com. Ju ftoj ta vizitoni atë dhe t’i dërgoni mendimet tuaja. Do t’ju dëgjoj me vëmendje dhe do t’ju përgjigjem.