Simiq: Iniciativa e Thaçit politike, Ushtria nuk bëhet pa serbët

10.03.2017 17:02:08

Kryetari i listës serbe në një intervistë për Telenews.al e ka quajtur politike dhe luftë në mes liderëve inciativën për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Simiq ka thënë se partia e tij do ta mbështes shefin e qeverisë serbe, Aleksandar Vuqiq për president të Serbisë.

“Shumë udhëheqës politikë në Kosovë padyshim ende kanë një dëshirë të madhe për të arritur nëpërmjet iniciativave të tilla pushtetin politik, qytetarët janë të vetëdijshëm se vendi po përballet me problem, siq është niveli i lartë i papunësisë së të rinjve. Prandaj, një nismë e tillë e drejtuar nga individë, bëhet për të neglizhuar problemet thelbësore të qytetarëve, për të cilat sigurisht nuk është politikisht përgjegjës dhe i saktë” thot Simiq.

Simiq thot se ushtria nuk mund të bëhet pa mbështetjen e komunitetit pakicë në Kosovë.

“Unë besoj se shumë njerëz do të kuptojnë , pas një mesazhi të qartë të SHBA-s, NATO-s dhe BE-së, që Qeveria e as Kuvendi nuk e kanë mbështetjen për të zgjeruar juridiksionin e FSK-së, dhe se kjo është e mundur vetëm në kuadër të Kushtetutës dhe me mbështetjen e deputetëve nga komunitetet pakicë”shprehet Simiq.

Simiq ka folur edhe rreth kthimit të kësaj partie në Kuvend.

Sipas shefit të deputetëve serb nuk ka ndonjë datë të caktuar rreth kësaj teme, por shton se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë.

Simiq thot se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe duhet të jetë në pronësi të tyre.

“Askush nuk ka të drejtë mbi pronën e tij, përveç serbëve, kështu që kur të fillojë procesi i dialogut në Bruksel dhe dakordohen detalet teknike rreth përpilimit të statutit, atëherë ne do të marrim përgjegjësinë si përfaqësues politik dhe të japim mbështetje të plotë politike dhe institucionale në këtë proces “ tha Simiq.

Simiq dhe partia e tij do ta përkrahin për president të Serbisë kryeministrin aktual Aleksandar Vuqiq, ndërsa për ish shefin e diplomacisë serb,Vuk Jeremiq tha se qytetarët serb nuk kanë nevojë për njerëz vetëm kur ata kanë nevojë për pozita.

“Aleksandar Vuqiqin e mbështesim me gjithë fuqinë që kemi, ai është dikush që u ka mundësuar serbëve të kenë mbështetje politike dhe institucionale nga Beogradi, Aleksandar Vuçiq ka qenë gjithmonë me popullin serb në Kosovë” thot Simiq.

Simiq u dëshiron rrugëtim të mbarë atyre partive politike serbe që nuk do të jenë pjesë e listës serbe.

“Ata kurr nuk do ta kenë përkrahjen e popullit” tha në fund të intervistës Slavko Simiq shef i Listës Serbe dhe njëhërësh shef i Grupit Paralamentar të kësaj partie.