Kadri Veseli – Nikoliqit: Jemi shumë më të fortë se në vitet e 90-ta

18.01.2017 23:39:37

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka deklaruar se sado që mund të jenë serioze dhe reale kërcënimet e Tomislas Nikoliqit, Kosova nuk do të zmbrapset pasi sipas tij është shumë më e fortë se në vitet e 90-ta.

“Nuk jemi në gjendje ta kuptojmë se çfarë ka pasur dhe çfarë ka në mendje Serbia” u shpreh Kadri Veseli për televizonin publik.

Kryetari i Kuvendit gjithashtu ka theksuar se muri do të rrezohet, dhe pasojat do t’i bart shteti serb që sipas tij është duke i nxitur veprimet e tilla.