FA Cup, Liverpool siguroi nje vend ne 1/16

18.01.2017 23:34:18

Liverpool siguroi një vend në 1/16 e FA Cup pasi mundi në ndeshjen shtesë Plymouth të League 2 me rezultatin minimal 1-0. Pasi u ndal në një barazim 0-0 surprizues në “Anfield”, The “Reds” luanin këtë herë në transfertë por diferencat pavarësisht ndryshimeve të mëdha në buxhet dhe emra nuk u dukën të mëdha. Plymouth luajti një tjetër ndeshje shumë të mirë dhe u penalizua vetëm nga një gol i Lucas Leiva-s në minutën e 18-të.

Liverpool nuk arriti të mbyllë ndeshjen dhe në minutën e 75-të ishte shtylla që frenoi nga goli i barazimit vendasit. Në të 87-tën skuadra e Klopp mund të kishte shënuar dhe golin e 0-2 por Origi gaboi nga pika e bardhë duke lënë fitoren minimale deri në fund për Liverpool që kalon tashmë në raundin tjetër të FA Cup ku do të ndeshet me Ëolverhampton dhe sërish do të ketë avantazhin e fushës.