Real pëson humbjen e dytë më radhë (Video)

18.01.2017 23:27:00

Real Madrid është mposhtur në Santiago Bernabeu nga Celta Vigo me rezultat 1:2

Skuadra e Zinedine Zidane ka pësuar humbjen e dytë në tre ditë, pasi është mposhtur në Santiago Bernabeu nga Celta Vigo 1:2, në kuadër të Copa del Rey.

Golat për Celtan i shënuan Aspas dhe Jonny, ndërsa golin e vetëm për Realin e shënoi Marcelo.

Real Madrid ka ende mundësi që të kaloi në rrethin tjetër të Copa del Rey, pasi javën e ardhshme do të luaj ndeshjen e kthimit në Celta. /Express/



Iago Aspas Goal HD – Real Madrid 0-1 Celta De… by Live1Goals