Kadriaj: Momenti i fundit që Kosova të sillet si shtet

10.01.2017 13:28:44

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka folur gjatë për të gjitha proceset gjyqësore që ka kaluar Ramush Haradinaj.

Ajo tha se Serbisë i pengon ish-komandanti i UÇK-së pasi që “ai ka luftuar për vendin e vet”.

Kadriaj ka hedhur akuza edhe në drejtim të Qeverisë së Kosovës që i kanë lejuar strukturat serbe të veprojnë në Kosovë, raporton KP.

Kadriaj tha se Serbia po bashkëqeveris në Kosovë nëpërmes Listës Serbe.

Ajo tha se ata që thonë se në veri të Kosovës është shtrirë sovraniteti, po gënjejnë.

“Mos angazhimi i gjyqësisë së Kosovës për krimet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë e ka sjellë këtë ditë duke i dhënë mundësi Beogradit të sillet kështu. Është momenti i fundit që Kosova të sillet si shtet. Çka është boll është boll”, tha Kadriaj.