Artistët e Therandës me aktivitet në përkrahje të Haradinaj

13.01.2017 15:08:09

Rrjeti i artistëve në Therandë do të organizojë një aktivitet në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas njoftimit të AAK-së, në këtë aktivitet me anë të anë të pikturave dhe veprave tjera artistike, do të mbështesin lirimin e Ramush Haradinaj.

Ky aktivitet do të nisë nga ora 17:00  në restorant  ”Sharri”.