Mbledhja e Këshillit të Sigurisë mbahet pa praninë e medieve

13.01.2017 15:00:16

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë kryeministri Isa Mustafa, kryekuvendari Kadri Veseli, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli si dhe komandanti i FSK-së Rrahman Rama.

Kjo mbledhje po mbahet pa praninë e mediave.