Kali i Trojës, Presheva dhe kutia e Pandorës!

13.09.2018 22:36:52

Hashim Thaçi po luan me termin korigjim! Në rastin e demarkimit të kufijëve që maten me kilometra (km), e kuptueshme është se mund te ketë korigjime ne metra (m) shkaku i konfiguracionit ne teren, por jo edhe hyrje ne thellësi në km, për të marr teritore të një shteti tjeter!

Kerkesën e Hashim Thaçit per marrje te Komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegje dhe bashkimin e tyre me teritorin e Kosoves, Luta e ndokush tjetër mund ta quaj “korrigjim kufijesh”, por serbet, ruset e francezet këte proces do ta quajnë PRISHJE TE KUFIJEVE EGZISTUES TE KOSOVES !

Ajo që këte proces e bënë me misterioz është qendrimi i fundit i Hashim Thaçit, kur thote se është për marrje te teritorit te tri komunanve te banuara me shqiptarë nen Serbi, por Serbisë nuk do ti jipet asnjë cm, e as serbët e Kosoves nuk do te marrin kurrëfarë Autonomie me te drejta egzekutive!

Deri ketu mire po flet Hashimi, mirepo çka me i ba asaj pjeses se dhimbshme për të cilën nuk po flet më Hashimi?!
Nëse ka diçka te dhimshme në këte proces, mund të jetë një plan i sponsorizuar nga Serbia dhe ndonjë shtet aleat i sajë, qe nëpërmjet Preshevës të bindet Kosova, ta bëjë një KËRKESË PËR PRISHJE TË KUFIJEVE EGZISTUES, dhe me këte të hapet kutia e Pandorës! E se ku mund te çoj pastaj ky proces ni Zot e di!