Kallamata, arrestohen dy shqiptarë 25 dhe 29 vjeç

09.03.2017 09:55:44

Në një operacion blic, policia greke në bashkinë e Kallamatës i ka vënë prangat dy të rinjve shqiptarë për tëlët kishte prova se ishin përfshirë në trafikimin e kanabisit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së dy të arrestuarve, policia gjeti 501 gram kanabs.

Dy shqiptarët janë dërguar sot në Prokurorinë e Kallamatës të akuzuar për trafik droge dhe hetimi është duke vazhduar për të zbuluar anëtarët e tjerë të rrjetit