Kaluan kufirin me 13 kg kanabis, dy shqiptarët kapen nga policia greke

03.12.2016 17:51:34

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi tentuan të kalonin kufirin jeshil nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët e moshës 40 vjeç dhe 26 vjeç u kapën në zonën pyjore të Florinës duke transportuar 13.5 kg kanabis sativa.

Droga ishte ndarë në dy pako dhe do të shitej në Greqi. Ata akuzohen për trafik dhe posedim të lëndëve narkotike.