Dëbohet nga Italia, por kthehet dhe jeton si mbret. Historia e grabitësit shqiptar

03.12.2016 17:52:58

Ai ishte përzënë nga Italia, por u kthye pas disa muajsh duke kaluar kontrollet në kufi.

Bëhet fjala për shqiptarin Alberto Gjokaj.

Ai u dëbua dhe u shoqërua drejt portit të Brindizit, por që nga muaji gusht, 22-vjecari shqiptari jetonte i qetë e si një “zotëri” në rezidencën D’Oro Leon në Sassuolo, ku karabinierët mësynë disa ditë më parë dhe e arrestuan.

Shqiptari, sipas policisë, së bashku me 5 bashkatdhetarë të tjerë (tashmë të arrestuar) jenë në listën e hajdutëve akrobatë që ishin bërë tmerri i banorëve në zonë.

Ata vidhnin sende me vlerë, ora të shtrenjta e bizhuteri, me teknikën e tyre të veçantë në historinë e grabitjeve.

Pjesë e bandës ishte dhe Rudenc Laska, 27-vjeç, i njohur më parë nga policia italiane.