Kanali më i madh televiziv në Kanada, bën storie të veçantë për Mirushën

10.01.2017 16:52:55
Kanali gjigant nga Kanadaja, “CTV News” ia ka kushtuar një storie ujëvarës së Mirushës, mirëpo jo siç jemi mësuar ta shohim.

Ditët e fundit Kosova po përballet me temperatura kryesisht në minus, e që ky kanal kanadez, e shfrytëzon rastin, vjen në Kosovë dhe bën një storie të veçantë për ujëvarën e ngrirë të Mirushës, shkruan Gazeta Express.

Në të njëjtën kohë, jo vetëm që promovohet bukuria e ujëvarës sonë, por edhe Kosova.

Shikojeni videon: