Mazreku: Askush s’mund të ndikojë në sistemin e drejtësisë franceze për lirimin e Haradinajt

10.01.2017 16:51:00
Sot Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë e jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradianjt në Bazel të Francës, më një flet-arrest të lëshuar nga Serbia, i cili po cilësohet i padrejtë.

Kundër arrestimit të Haradianjt, janë figurat më të larta të vendit duke filluar nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Isa Mustafa, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe të tjerët, ata thanë se Franca nuk do të duhej t’i bindej lojërave të Serbisë.

Por, se a do të ndikojë negativisht e gjithë kjo “rrëmujë” në marrëdhëniet e Francës dhe Kosovës, tregon profesori i së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku.

Mazreku i tha lajmi.net, se arrestimi i Haradianjt nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet e Kosovës dhe Francës, pasi arrestimi i tij bie në përgjegjësin e institucioneve të Kosovës pasi nuk e kanë trajtuar këtë çështje në dialogun me Serbinë.

“Raportet mes Francës edhe Kosovës, nuk do të kisha dëshiruar që të ndikojnë negativisht rasti i arrestimit të Ramush Haradinajt në Bazel të Francës. Çështja e fletë-arresteve të lëshuara nga Serbia në vitin 2004, është komplet përgjegjësi e institucioneve përkatëse të Kosovës të cilat këtë çështje nuk e kanë trajtuar si duhet në procesin e bisedimeve me Serbinë. Njëkohësisht, nuk është trajtuar nga organizatat përgjegjëse të sigurisë, në këtë rast Europoli, Interpoli por edhe shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që këto flet-arreste të lëshuara nga një entitet tani më jo ekzistencë, të shpallen të pavlefshme dhe të mos krijojnë efekte juridike”, u shpreh ai.

Mazreku, gjithë “fajin” rreth këtij rasti ua lenë strukturave përgjegjëse në Kosovë.

“Problemi më i madh është të strukturat teknokratike të Kosovës, me këtë rast strukturat përgjegjëse të Kosovës të cilat e kanë për detyrë të studiojnë dhe të shohin se si është situata në këtë drejtim, sesa në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës”, tha ai.

Sipas profesorit të së Drejtës Ndërkombëtare, “Franca, është shtet shumë i rëndësishëm, është njëri nga shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit, po ashtu është njëri nga shtetet më të fuqishme të Bashkimi Evropian, organizata me të cilat Kosova ka interes jetik për bashkëpunim.”

Megjithatë, Mazrekut thotë, se “prishja e marrëdhënieve eventuale ose sjellja në raport me Francën nuk është strategjike dhe nuk është në interes të Kosovës”, por siç tha ai “duhet të jetë mësim sepse ato flet-arreste të hartuara dhe të lëshuara nga Serbia.

Ndër tjera profesori tha, se “Serbia po keqpërdorë pozitën e saj në Interpol folët për 157 qytetarë të Kosovës në këtë grup janë strukturat më të larta drejtuese të shtetit të Kosovës. Pra, një rast tjetër ose skandal i ngjashëm eventual mund të ndodh në çfarë do kohe, në cilin do rast prej këtyre 157 njerëzve, përderisa strukturat teknokratike apo institucionet përkatëse në Kosovë nuk e trajtojnë profesionalisht këtë çështje.”

Mazreku, sqaron sistemin unik të drejtësisë së Francës, sipas tij, “sistemi i drejtësisë në Francë dhe politik bërja janë dy segmente të ndryshme, edhe vet ish- presidenti Sarkozy i cili është intervistuar nga një prokuror i shtetit për një rast të caktuar nuk ka mundur të ndikoi në sistemin e drejtësisë së Francës. Ajo është një teknokraci juridike me të cilën mburret Franca dhe të cilës i binden të gjithë qytetarët francez, është sistem profesional.”

Ndër tjera ai tha, se sjellja e Francës nuk është sjellje politike hakmarrëse apo si rezultat, “si disa po provojnë të paraqesin se marrëdhëniet Francë – Serbi tradicionalisht kanë qenë të mirë dhe kjo është një lloj hakmarrje, nuk është ashtu.”

“Shteti i Francës është një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ku në fakt i ka paraprirë procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës”, tha Mazreku.

“Shteti i Francës, poashtu ka lobuar në shumë organizata, siç është organizata e frankofonisë, që të njohin pavarësinë e Kosovës. Prandaj, çfarëdo qëndrimi që shkon në funksion të prishjes së marrëdhënieve me Francën nuk është strategji, nuk është interes strategjik nacional i shtetit të Kosovës”, tha krejt në fund Avni Mazreku.