Kandidati i PDK-së për deputet: Zgjedhjet ishin të pashmangshme

22.05.2017 19:46:40
Kandidati për deputetë nga PDK, Njazi Kryeziu, e arsyetoi votimin e mocionit kundër qeverisë së Isa Mustafës. Ai në emosionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, u shpreh se Isa Mustafa nuk ka arritur as për së afërmi t’i përmbush pikat e përbashkëta të koalicionit PDK-LDK.
Kryeziu u shpreh se ka pasur një ngecje të madhe në vend, dhe kjo ka ardhur si pasojë e mos punës së kryeministrit Mustafa: “Që nga dita e parë e votimit të Qeverisë Mustafa, ka munguar vendimarrja. Në atë Qeveri ka munguar puna, vullneti dhe dëshira për t’i përmbushur zotimet për të cilat janë pajtuar PDK dhe LDK, për të hyrë në koalicion. Prandaj ishte e pashmangshme që të rrëzohet ajo Qeveri dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme” është shprehur Kryeziu.