Kandidati për kryeminister, Avdullah Hoti: Do të krijoj lehtësira të mëdha për bizneset (VIDEO)

22.05.2017 10:18:48

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka zhvilluar një vizitë në fabrikën “Euro-Metal” që ndodhet në fshatin Babush të Ferizajt.

Hoti tha pas vizitës që i bëri punimeve në këtë fabrikë se në mandatin e tij qeverisës, do të krijojë lehtësira të mëdha për bizneset, shkruan arbresh.info.

“Ne kemi filluar me reformën e parë fiskale e cila ka gjeneruar 2 milionë euro qarkullim në buxhetin  e Kosovës. Por ky është vetëm fillimi. Ne do të fillojmë me zbatimin e reformave të tjera fiskale duke pasur lirime për të gjitha lëndët e para që përdoren për biznese”, u shpreh Hoti.

Ai shtoi se do të punojë në funksionalizimin e zonave ekonomike në të gjitha qendrat e Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarça tha se ndihet i nderuar që kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka zgjedhur komunën e Ferizajt për ta vizituar qysh në fillim.

“Jam shumë i luimtur që ka zgjedhur komunë e Ferizajt për ta vizituar, një komunë e cila ka lulëzim biznesesh, kemi 11 mijë e 400 biznese të cilat po mbushin arkën e qytetit dhe jorastësisht besoj që kryeministri i ardhshëm Abvdullah Hoti gjendet mes nesh”, u shpreh Svarça.