Nga Shqipëria: Njoftohen emrat e ministrave teknikë të PD-së

22.05.2017 10:26:49

Partia Demokratike ka propozuar zv/kryeministrin dhe 6 ministrat teknikë. Burime bëjnë me dije se zv/kryeministre është propozuar Ledina Mandia.

Ministër i Brendshëm Dritan Demiraj
Ministër i Financave Helga Vukaj
Ministër i Drejtësisë Gazmend Bardhi
Ministër i Arsimit dhe Sportit Mirela Karabino
Ministër i Shëndetësisë Arben Beqiri
Ministër i Mirëqenies Sociale Xhulieta Kërtusha

Gjithashtu mësohet se Erinda Ballanca është kandidate për postin e Avokatit të Popullit dhe Klemend Zguri është kandidati për kreun e ri të KQZ.

Mësohet se këta emra do të kalojnë nesër në sesionin e jashtëzakonshëm parlamentar, pasi janë pranuar nga kryeministri Rama.