Kandidati për kryeministër i Avdullah Hoti: Koalicioni PDK-AAK -Nisma nuk ka ide për t’ju shërbyer qytetarëve

18.05.2017 15:15:00
Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA  është koalicion i frikës dhe nuk ide se si të punojë në shërbim të qytetarëve.

Hoti gjatë fjalimit të tij në një takim të organizuar nga Forumi i Rinisë i LDK-së, ka thënë se ky koalicion është bërë për të kthyer Kosovën 17 vite prapa.

“Është krijuar një koalicion që po mundohet ta kthejë Kosovën 17 vite prapa. Koalicioni i natës dhe i frikës nuk ka ide se si do ta zhvilloj Kosovën, nuk ka ide se si të punojë me juve, si t’ju shërbej juve. Ky koalicion i krizës personale të drejtuesve të tij kurrë nuk mund të jetë në të mirën e këtij vendi”, ka thënë Hoti gjatë fajlimit të tij

Ai  ka thënë se koalicioni LDK-AKR nuk është koalicion i ndarjes së posteve por koalicion i vizionit të përbashkët për ta quar Kosovën përpara.