Kandidati pro-rus fitoi zgjedhjet presidenciale në Moldavi

14.11.2016 09:36:53

Kandidati pro-rus, Igor Dodon, ka fituar zgjedhjet presidenciale në Moldavi, të mbajtura të dielën.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Dodon ka fituar 52.37 për qind, ndërsa rivalja e tij pro-evropiane, Maia Sandu, 47.63 për qind, njofton BBC.

Që nga viti 1996, presidentët e Moldavisë janë zgjedhur nga Parlamenti, transmeton KosovaPress.

Zgjedhjet janë parë si betejë midis atyre që mbështesin lidhjet më të afërta me Rusinë dhe atyre që mbështesin integrimin në Bashkimin Evropian.