Kaosi i trafikut në Prishtinë, vozitësve u ofrohet çaj e kafe

28.12.2018 10:47:52

Dega e PDK-së në Prishtinë ka njoftuar për një aktivitet mjaftë të veçantë gjatë ditës së sotme.

Në shenjë protese ndaj komunës së Prishtinës për moszgjidhjen e problemit të trafikut, ata do t’u ofrojnë pjesëmarrësve në komunikacion çaj dhe kafe të nxehtë, raporton lajmi.net.

Aktiviteti do të zhvillohet me fillim prej orës 16:00 afër shkollës Ali Sokoli në Prishtinë.

Kujtojmë, se tash e një kohë të gjatë Prishtina përballet me trafik të rënduar.