KOSOVA E KA PARTNER KRYESOR EKONOMIK SHQIPËRINË

28.12.2018 10:52:45

Në përmbyllje të këtij viti dhe për të shënuar bashkëpunimin e ngushtë në mes UBT-së dhe Ambasadës së Shqipërisë nëKosovë, ambasadori Qemal Minxhozi mbajti një diskutim tëhapur me stafin dhe studentët e UBT-së, me të cilët bashkëbiseduan për çështjet më të rëndësishme që i kanëkarakterizuar shtetet tona gjatë vitit që po e lëmë pas, përfshirë arsimin, ekonominë, turizimin dhe konkretizimin e marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve në të ardhmen.

Ambasadori Qemal Minxhozi trajtoi çështjet më të rëndësishme, të cilat, sipas tij, ndikuan drejtpërdrejtë në zhvillimin e të dy shteteve, dhe që, do të ndryshojnë edhe të ardhmen e bashkëpunimit. Me këtë rast, fokusin e vendosi tek ulja e tarifës në zero, nisur nga 15 qershorin e vitit 2019.

Duke iu referuar sferës ekonomike, ai tregoi se me ndryshimet që kanë pësuar politikat ekonomike të vendeve gjatë dy viteve tëfundit, është shënuar rritje e shkëmbimit të mallrave.

“Për dy vitet e fundit kemi rritje të eksportit në vlerën prej 70 deri në 80 milionë euro, që do të thotë se Kosova e ka partner kryesor ekonomik Shqipërinë. Ndonëse Shqipëria ka një nivel më të ulët të eksportit në Kosovë, megjithatë kjo shifër ka shënuar rritje për dallim nga vitet e kaluara”, sqaroi Minxhozi.

Një fushë me shumë rëndësi për të ardhmen e shteteve, ambasadori e  konsideron edhe turizmin, me ç’rast theksoi se nevojitet bashkëpunim më i ngushtë, por për këtë shpjegoi separaprakisht duhet të largohen barrierat ligjore.

Si një institucion i profilizuar në arsim, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi fokusin e fjalimit të tij e vendosi tek bashkëpunimi për ngritjen e nivelit të arsimit, me ç’rast theksoi se është çështje jetike shfrytëzimi i potencialeve të akademisëpër ngritjen e kompetencave profesionale në fushat që janë në interes për të dy vendet.

“UBT shpreh gatishmëri për të bashkëpunuar me universitetet e Shqipërisë, në mënyrë që studentët e Kosovës dhe Shqipërisë tëkenë qasje në marrjen e diplomave të dyfishta, dhe po ashtu, tëfitojnë mundësi edhe për mobilitet”, tha Hajrizi.

Diskutimi u pasurua me pyetjet e të pranishmëve, të cilët paraqitën dilemat e tyre mbi problematikat e energjisë elektrike, mundësinë për punësim të klasës punëtore nga Kosova nëShqipëri, krijimi i projekteve të përbashkëta në fushën e bujqësisë, etj.