Kapen 343 kg drogë në Fier

24.10.2016 10:04:50

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Fier në bashkëpunim edhe me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, pas një pune hetimore disamujore, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar ”GRYKA” dhe arrestimi në flagrancë të disa personave.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mehmet Skënderaj, në fshatin Ninësh, Mallakastër, janë kapur në flagrancë dhe u gjetën e sekuesteuan në cilësinë e provës materiale 145 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 425 fara bime lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e “Trafikim të narkotikëve” parashikuar nga nenet 283/2 e 283/a/2 të Kodit Penal.

Në vijim të këtij operacioni dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur arrestimi në flagrancë edhe i disa shtetasve të tjerë, ku u sekuestruan 91 kg lëndë narkotike.