Gjithsej ishin duke punuar në pastrim 55 persona, nga të cilët vetëm tre ishin “me letra”, ndërsa, të gjithë të tjerët, 52 nuk kishin leje për të punuar në Zvicër
Gjithsej në këtë ndërmarrje ishin duke punuar në pastrim 55 persona, nga të cilët vetëm tre ishin “me letra”, ndërsa, të gjithë të tjerët, 52 nuk kishin leje për të punuar në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Policia nuk precizon prejardhjen e personave të kapur por vetëm thekson se ata vinin “nga disa vende të ndryshme”.
Sidoqoftë, ata janë urdhëruar nga policia që të ndërpresin menjëherë punën.
Prokuroria publike kompetente ka nisur hetimet kundër përgjegjësve të firmës së pastrimit, e cila kishte angazhuar punëtorët ilegalë. Ata i ngarkon akuza për shkelje të Ligjit të Punës.