Panik më mes të Tiranës/ 56-vjeçari shfaqet me thikë në dorë dhe tenton të bëjë aktin e rëndë, ndërhyn me urgjencë policia

23.07.2021 09:58:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një 56-vjeçar është shfaqur në rrugën ‘Themistokli Gërmenji’ në gjendje të rënduar psikologjike duke u vetplagosur me thikë.

56-vjeçari është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2021, rreth orës 06:45, në rrugën “Themistokli Germenji”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëplagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. Xh.,  56 vjeç, i cili ndodhet në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.