Shqipëri/ Nis nga sot…”, Manastirliu ndan informacionin e rëndësishëm

19.07.2021 10:13:53

Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se sot nis vaksinimi masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

Postimi i Manastirliut

Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç

Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid

#RuajShëndetin