Kapet një tjetër gomone, në grykëderdhjen e Vjosës (Foto)

04.02.2017 22:08:21

Një tjetër gomone që dyshohet se do të përdorej për trafikun e drogës është bllokuar nga policia mbrëmjen e së shtunës në grykëderdhjen e Vjosës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë së Vlorës, sipas të cilave kanë qenë agjentët e njësisë kufitare që kanë zbuluar mjetin lundrues.

Sipas burimeve, gomonia është 9 metra e gjatë dhe dyshohet se do të përdorej për të dërguar lëndë narkotike drejt Italisë.

gomona1gomona2