“Vuçiq si Millosheviqi, Thaçi si Tugjmani”

04.02.2017 22:20:44

“Qeveria e Serbisë është duke bërë lëvizje të rrezikshme në Kosovë, ndërsa Vuçiq dhe Thaçi po e luajnë rolin e Millosheviqit dhe Tugjma nit”. Kështu ka deklaruar ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq i cili ka dhënë kritika të ashpra për qeverinë serbe.

Lëvizje të rrezikshme nga ana e Serbisë, Jeremiq e sheh rastin e trenit duke shtuar se treni serb duhej të ndalej për të shmangur gjakderdhjen, transmeton lajmi.net.

“Sjellja e Vuçiqit dhe Thaçit na kujton sjelljen e Millosheviqit dhe Tugjmanit.  Ata thonë se po negociojnë mirëpo, prapa dyerve të mbyllura përqafohen, ndërsa kur shkojnë në shtëpi japin deklarata nxitëse dhe i rrapëllijnë armët”, ka thënë Vuk Jeremiq i cili konsiderohet kandidat për president të Serbisë.

Sipas tij, qeveria serbe është si mos më keq, pasi përbehet nga njerëz që nuk i meritojnë pozitat që i kanë.

“Ministrat e Vuçiqit me përjashtim të ndonjërit nuk janë adekuatë për postet e tyre. Mijëra njerëz si Misha Vaçiq marrin poste në qeverinë e Serbisë ndërsa të rinjtë e arsimuar lënë Serbinë. Më vjen turp kjo është një gjë e tmerrshme”, ka thënë Jeremiq.

Dialogun në mes Kosovës dhe Beogradit, ai e sheh si të vetmen mënyrë për t’i arritur çështjet e pazgjidhura, transmeton lajmi.net.

Mirëpo ai është i shqetësuar për serbët e Kosovës, pasi sipas tij personi i cili është caktuar për zgjidhjen e çështjes kombëtarë Misha Vaçiq nuk është i duhuri.

“Qeveria aktuale e Serbisë miratoi një vendim për Kosovën që të bëhet anëtare e disa organizatave të rëndësishme ndërkombëtare. Kjo nuk mund të kishte ndodhur pa pëlqimin e Serbisë. Kështu është kur vendimet merren me konsensus. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mundet vetëm unanimisht të marrë një vendim. Pas kësaj Kosova u bë anëtarëe e FIFA-s, UEFA-s mund të bëhet edhe pjesë e ndonjë organizate tjetër”, ka thënë Jeremiq.