Fehmi Gagica u zgjodh kryetar i nëndegës së LDK-së në Wilisau/LU

04.02.2017 22:24:07

Sot, më 04 .02.2017 në një atmosferë pune mbajti kuvendin e saj zgjedhor. Kuvendi në fillim miratoj raportet e punës të paraqitura nga kryetari i gjertanishëm dhe raportin financiar, ku në raportet e tyre u përmend kontributi i kryesisë dhe anëtarësisë së kësaj nëndege gjatë periudhës në mes dy kuvendeve. Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 9 anëtarve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në Zvicër. Kryetar i nëndegës u zgjodhë z. Fehmi Gagica. Punimet e kuvendit i përcollën nënkryetari i degës së LDK z. Arif Baftiu të shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë së Degës, Shaqir Shala, Mustaf Beluli, Lulzim Maliqi dhe Xhemajl Haxhiu. Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi në të cilën i uroj punë të mbarë kuvendarëve dhe suksese në punën e mëtejme kësaj nëndege. Kuvendarët zgjodhën edhe 4 delegatë të cilët do ta përfaqsojnë Nëndegën në kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër.

Në fund kryetari i posa zgjedhur z. Fehmi Gagica falenderoj kuvendarët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të punojmë si ekip i mirë në të mirë të forcimit të LDK-së dhe avancimit të organizimit të kësaj nëndege në dobi të anëtarësisë së LDK-së dhe komunitetit shqiptar në regjionin e Wilisau/LU.

Sektori për informim