Gjuriq: Përgatitej shpërngulja e serbëve, këtë e pengoi Vuçiqi

04.02.2017 22:24:34

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se ditëve të fundit ishte një plan që kishte për qellim për të krijuar kushte për, siç tha ai, “shpërngulje të re të serbëve të Kosovës”!

“Vendi ynë ditët e fundit ka qenë objekt i një intrige cinike politike e cila kishte për qëllim për të krijuar kushte politike për përndjekje të re të serbëve të Kosovës”, ka thënë Gjuriq, , transmeton Telegrafi.

“Po të mos ndodhte Rashka, pra që kryeministri Aleksandar Vuçiq të dilte para serbëve të Kosovës dhe të jepte mesazhin e qartë se Serbia qëndron prapa tyre dhe se nuk tolerohet asnjë dhunë, ne sot do të kishim situatë pa kontroll politik”, ka shtuar ai, duke thënë se Vuçiqi parandaloi “planin e keq” kundër serbëve. “Shteti në mënyrë dinjitoze ka mbrojtur interesat e qytetarëve tanë në Kosovë, sidomos në Mitrovicë, pasi nuk mundet të futesh në qendër të veriut direkt nga jugu”.