Kapet sasi e madhe droge në një tunel në Sarandë, ndalohen 8 gra dhe 1 burrë

15.12.2016 23:06:06

Një sasi e madhe droge është kapur sot në Sarandë, ndërsa në pranga kanë rënë 9 persona, mes tyre 8 femra.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se sasia e lëndës narkotike është sekuestruar në një tunel në Qafe-Gjashtë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni”.

Mësohet se dy furgona policie janë ngarkuar plot me marijuanë të sekuestruar. Ndërkohë, personat e ndaluar janë shoqëruar në komisariat. Bëhet e ditur se në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Sakaq, vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin e personave të arrestuar.