Kaq persona janë paraqitur në KSHZ për të vërtetuar se nuk janë fiktiv

10.08.2016 10:54:06

Sipas njoftimit më të ri, gjegjësisht deri më sot, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, deri në ora 8 të ditës së sotme (10.08.2016), në KSHZ janë paraqitur gjithsej 3.537 qytetarë, të cilët kanë vërtetuar se nuk janë votues fiktiv.

Nga këto qytetarë, prej tyre 1415 janë paraqitur në zyrat përkatëse lokale në komunat ku qytetarët banojnë, kurse 2122 janë paraqitur përmes aplikacionit në internet.

Gjithsej janë 39.502 presona që duhet të paraqiten, ndryshe KSHZ-a ka të drejtë t’i fshij nga lista zgjedhore.