Karakamisheva: PSP ka treguar mosnjohje skandaloze të së drejtës

19.08.2016 22:27:48

Prokuroria speciale publike (PSP) në këtë periudhë për fat të keq të juristëve dhe publikut, ka treguar mosnjohje skandaloze të së drejtës, ka theksuar profesoresha universitare Tatjana Karakamisheva në lajmet e TVNova, pasi që PSP ka kërkuar nga ish ministrja e brendshme, Gordana Jankuloska të dorëzojë dëshmi se nuk është fajtore në lëndën e njohur si “Fortesa”.

“Nëse e njohin të drejtën, kanë problem me qarkullimin politik të dispozitave juridike, sepse kërkohet diçka që nuk e ka në asnjë gjykatë – pala e akuzuar të dorëzojë dëshmi për pafajësi, kjo është maja e shtrembërimit të drejtësisë në Maqedoni”, thotë profesoresha.

Karakamisheva duke e kritikuar punën e PSP ka thënë se kjo gjykatë duhet ti mbrojë të drejtat e njeriut, të sigurojë zbatim unik të ligjit dhe akteve juridike, gjë që sigurohet përmes njohjes së Kushtetutës dhe ligjeve.

„Nuk mund të besoj se ka kaq zbrazëtira në njohuritë e këtyre prokurorëve special dhe se u është besuar të kryejnë aq punë të madhe. Me sa duket nuk mund ta gjejnë veten në tërë procedurën. Ndoshta i shkel koha dhe nuk e dinë se çfarë dërgojnë në opinion“, konsideron Karakamisheva.

Përndryshe Karakamisheva në opinion është e njohur si mbrojtëse e flaktë e politikave qeveritare, sidomos ato të OBRM-PDUKM.