Kasami: Lëvizja Besa në opozitë

28.05.2017 15:44:43

Kryetari i Lëvizjes Besa ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën tregoi se do të mbeten parti opozitare, duke shpjeguar arsyet se pse morën një vendim të tillë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kasami shprehu dyshime se LSDM-ja do të formojë qeveri reformuese me emrat e ministrave të propozuar nga BDI-ja.

Ai tha se nëse i ofrohen edhe  pozicione të ndryshme nuk do të largohen nga qëndrimet e tyre.