Haliti kujton takimin me Ibrahim Rugovën

28.05.2017 15:28:18

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet nga radhët e këtioj subjekti politik, Xhavit Haliti, duke u rikthyer në retrospektivë, ka kujtuar kohën kur është takuar me ish-liderin e LDK-së dhe presidentin historik të Kosovès, Ibrahim Rugova.

Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po kthehet prapa në histori duke kujtuar një takim me Ibrahim Rugovën në Lugano të Zvicrës në vitin 1990, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Halitit:

“Kthim prapa në histori: Takim dyditorë në Llugano të Zvicrës, në shtator të vitit 1990. Me z.Rugova biseduam për mundësitë e organizimit të rezistencës në Kosovë. XHH”, (sic) ka shkruar Haliti.