Kastrati – Qeriqit: Koha ka dëshmuar se ata që janë vrarë si armiq të popullit kanë dalë të jenë patriotët e vërtetë

29.08.2016 22:23:06

Publicisti Rexhep Kastrati, i ka reaguar me një postim në facebook, Xhevdet Qeriqit, i cili deputetët që do ta votojnë demarkacionin, do të shpallen heronj nga Mali i Zi, por armiq të popullit në Kosovë. Në atë postim, z. Kastrati  ia kujton z. Qeriqi kohën kur UÇK e quante veten ushtri tokësore e NATO-s, kurse tash si mbrojtës i të drejtëva të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, mbështet ata që mund të konfrontohen me KFOR-in. Po ashtu, z. Kastrati e këshillon z. Qeriqi që të regjimet totalitare kanë vrarë patriotë dhe intelektualë të njohur në emër të popillit dhe armiq të popullit, por koha ka dëshmuar se ata nuk kanë qenë armiq të popullit…

Ky është postimi i tij i plotë:

“Qeriq zeza, që thirret në të drejtat e ushtarëve të UÇK-së, paska thënë se votuesit e demarkacionit, Mali i Zi do t’i shpallë hero, kurse në Kosovë armiq të popullit. Po ky Qeriq zeza, ka harruar atë thënien: UÇK ushtria tokësore e NATO-s, kurse tash përkrah ata që mund të nisin luftë me KFOR-in. Qeriq, kadalë bre njeri se hala nuk po dihet kush është tradhtari e kush patrioti, e mund të ndodhë që së shpejti të dalë fytyra e gjithësecilit. Mos u ngut Qeriq se koha mund t’u japë të drejtë të tjerëve, e jo ty. Pastaj nuk do të kesh kohë për të korigjuar ato që nuk i ke bërë si duhet! Në regjimet totalitare, pra edhe në shtetin shqiptar shumë patriotë dhe intelektualë në zë janë vrarë në emër të popullit dhe si armiq të popullit, por kohët kanë ndryshuar dhe ata po dalin se nuk kanë qenë armiq të popullit…”