Kryeministri Mustafa: Do të mburremi për bukuritë natyrore që ka Peja dhe Kosova

29.08.2016 22:47:17

Kryeminstri Mustafa, ishte sot në Pejë në prezentimin që kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë paraqitën projektin e madh turisitiko-sportiv “Borea, dhe nëpërmjet një postimi në facebook ka sjellë përshtypjet e tij për këtë projekt dhe për bukuritë natyrore të Pejës dhe të Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Sot mora pjesë në Konferencën e Investitorëve për Projektin “Borea” të organizuar nga Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. Borea është një projekt i cili mund të jap impulse të mëdha të zhvillimit ekonomik të Pejës dhe të Kosovës. Ne do të mburremi nesër për bukuritë natyrore që posedon Peja dhe Kosova dhe për ofertën turistike që do ta kenë të gjithë ata që do t’i shfrytëzojnë këto bukuri natyrore.”

isaborea3 isaborea4 isaborea2