Kastriot Islami në polici për maskën, Meta: Hakmarrje politike dhe akt i turpshëm

15.11.2020 18:05:08

Për Presidentin Ilir Meta, shoqërimi në polici i ish-deputetit demokrat Kastriot Islami, është akt i turpshëm dhe provokativ.

Kastriot Islami u shoqëruar në polici, një ditë më parë, pasi u kap duke ecur pa maskë në kodrat e Liqenit Artificial.

Ndërsa shpreh solidaritet me të, Meta shton se gjithçka ishte hakmarrje politike dhe personale.

“Solidaritet të plotë me Profesor Kastriot Islamin dhe ndjesë për këtë akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale”, shkruan ai.