Reja guxon/ Ndeshja kundër Kazakistanit, ja formacioni zyrtar i kuqezinjve

15.11.2020 18:11:20

Në orën 18:00 kombëtarja luan ndaj Kazakistanit në “Air Albania”. Para pak çastesh trajnerët kanë zbuluar formacionet e dy skuadrave.

Trajneri Edy Reja vijon me skemën 3-5-2, por risia e sotme është aktivizimi i Uzunit në krahë të mesfushës. Mesfusha i është besuar sërish Kallakut, ndërsa në formacion rikthehet Memushaj.

Manaj vazhdon të jetë i parapëlqyeri i rejas në majën e sulmit, teksa rikthehet në sulm edhe Cikalleshi, i pagrumbulluar në tetor.SHQIPËRIA (3-5-2): Berisha; Veseli, Ismajli, Djimsiti; Hysaj, Abrashi, Kallaku, Memushaj, Uzuni; Cikalleshi, Manaj.

KAZAKISTANI (4-4-2): Pokatilov, Alip, Kerimzhanov, Marockhin, Vorogovskiy; Suyumbayev, Abiken, Kuat, Beysebekov; Sochetkin, Aimbetov.