Kastriot Jahaj merr mbështetjen e hasjanëve: Premton shkollim profesional për bukëpjekësit

09.06.2017 14:11:09

Kastriot Jahaj ka vazhduar me fushatën elektorale në vendlindje.

Kandidati për deputet i subjektit politik Alternativa, e cila është në koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe AKR-në, ka takuar qytetarët e Hasit të Prizrenit.

Treva e Hasit njihet për zejen e bukëpjekësit, por Jahaj ka premtuar se do të ndihmojë në hapjen e një shkolle profesionale për bukëpjekës, transmeton Telegrafi.

“Bashkëvendësit e mi, hasjanët më të vendosur se kurrë për ndryshime. Hasit i duhen përfaqësues që do të punojnë për përmirësim të infrastrukturës, stabilizim të gjendjes me ujë të pijshëm, edukim parashkollor dhe profesional për bukëpjekës”, ka shkruar Jahaj në Facebook.