Katari njofton rikthimin e ambasadorit të tij në Iran

24.08.2017 15:34:46

Katari njoftoi sot rikthimin e ambasadorit të tij në Iran dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike të plota me Teheranin, në sfondin e krizës mes Dohas dhe Arabisë Saudite, një vendim i përshëndetur nga Teherani.

Një një deklaratë, ministria katariote e Punëve të Jashtme shtoi se se dëshironte riforcimin e marrëdhënieve me Iranin, vend me të cilin ndan fushat më të mëdha në botë të gazit.

Katari është i drejtuar, ashtu si dhe Arabia Saudite, nga një dinasti sunite, ndërkohë që Irani është një vend me shumicë shiite.

Më 5 qershor, Arabia Saudite dhe aleatët ndërprenë marrëdhëniet me Katarin duke e akuzuar për mbështetje të grupeve ekstremiste dhe për afrim me Iranin.

Tërheqja e ambasadorit të Katarit në teheran u bë pas sulmeve të janarit 2016 kundër misioneve diplomatike saudite në Iran, pas ekzekutimit të një drejtuesi shiit në Arabi.

“Shteti i Katarit njoftoi sot se ambasadori në Teheran do të rikthehej në këtë kryeqytet për të ushtruar detyrat diplomatike”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme në Doha.

Ai shprehu dëshirën për të riforcuar marrëdhëniet dypalëshe me republikën islamike të Iranit në të gjitha fushat”, shtoi ai.

Zëdhënësi i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahram Ghassemi përshëndeti këtë vendim duketheksuar se kreu i diploamcisë iraniane, Mohammad Javad Zarif dhe homologu i Katarit, Mohamed ben Abderrahmane Al-Thani kishin zhvilluar dje në mbrëmje një bisedë telefonike.