Katër kompanitë që mund ta dominojnë Apple

31.07.2016 07:18:57

Edhepse vlera e kompanisë Apple është ngritur në 564.34 miliardë dollarë, Apple po përballet me rënie të shitjeve dhe investitorët me sa duket janë paksa të shqetësuar për dividentat e tyre.

Në ndërkohë Facebook raportoi të hyra marramendëse, duke lënë të kuptohet se suksesi i rrjetit social është i padiskutueshëm.

Sa i madh është hendeku mes Apple dhe Facebook? Dhe a mundet Facebook, apo ndonjë kompani tjetër e teknologjisë të jetë në gjendje të arrij kompaninë Apple në vitin e ardhshëm, ndërsa të ardhurat dhe fitimet e saj të vazhdojnë të bien dhe shitjet e produkteve kryesore të kompanisë të ngadalësohen?

Që nga dita kur Facebook u regjistrua në berzë në vitin 2012, ka parë rritje të konsiderueshme të aksioneve në masë më të mirë se Apple. Dhe një trend të ngjashëm kanë pasur edhe Amazon dhe Microsoft.

Ja vlera e tregut të rivalëve të Apple, të cilët mund të bëjnë që kjo e fundit të mos jetë kompania më e madhe e teknologjisë brenda pak vitesh.

Alphabet/Google: 509.27 miliardë dollarë
Microsoft: 438.73 miliardë dollarë
Facebook: 352.79 miliardë dollarë
Amazon: 347.58 miliardë dollarë