Katër të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

08.10.2020 16:57:23

Raste aktive në Shqipëri janë 5273.

Nga 971 testime në 24 orët e fundit për COVID-19 në Shqipëri, 169 persona kanë rezultuar pozitiv.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftohet se janë shëruar edhe 100 qytetarë të tjerë.

Ndërkaq, kanë vdekur katër persona të infektuar me koronavirus.

Raste aktive në Shqipëri janë 5273.