Thaçi niset për një vizitë në Washington

08.10.2020 17:06:36

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bruksel, ku kishte takuar ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është nisur për një vizitë në SHBA.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Zyra për Informim e Presidencës.

“Presidenti është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Thaçi ishte pjesë e delegacionit kosovar, për takimin me palën serbe në Washington, që fillimisht ishte i paralajmëruar me 27 qershor, por më pastaj ishte shtyrë, pas paralajmërimit që ndaj presidentit Thaçi, mund të ngritët aktakuzë për krime të luftës.

Më pas, ky takim u mbajt me 4 shtator, dhe Thaçi mungoi.