Dështon miratimi i marrëveshjes me Italinë për persona të dënuar

08.10.2020 17:33:06

Me 67 vota pro nuk ka arritur të miratohet marrëveshja ndërkombëtare me Italinë për transferimin e personave të dënuar.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk votuan këtë marrëveshje për shkak të mungesës së ministrave të Qeverisë Hoti në seancën e Kuvendit.

Në anën tjetër, me 95 vota dhe asnjë kundër Kuvendi i Kosovës ka miratuar këtë projektligj që i jep Kosovës përfitime financiare.