Limaj para ndeshjes vendimtare me Maqedoninë: Forca Kosova

08.10.2020 18:06:39

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar suksese Kosovës në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut!

Limaj shkruan se vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja më e rëndësishme e Kosovës në futboll, në gjithë historinë e rrugëtimit të saj ndërkombëtar.

“Sonte të gjithë jemi në mbështetje të djemve tanë dhe presim fitoren e kësaj gjysmëfinale të “play-off”-it ndaj Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikim në Evropianin 2021. Forca Kosova!”, thuhet ndër të tjera në statusin e Limajt.